Rama: Himara, në të gjitha aktet ndërkombëtare njihet si shqiptare

Himara dhe çështja çame rikthen sërish përplasjet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Shkak për tensionin e radhës është bërë një plan urbanistik i bashkisë së qytetit bregdetar, i cili parashikon shembjen e disa banesave. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shkruan se në të gjitha aktet ndërkombëtare, jo veç për historinë, Himara njihet vetëm si shqiptare. Ndërkohë, Rama “provokon” Athinën përmes një foto të vjetër të Athinës, e cila e tregon atë në fund të shekullit XVII. Rama shkruan faktet historike ku u kujton grekëve se Akropoli dhe pasuria arkeologjike e Athinës ka mbijetuar falë shqiptarëve. Postimi i Ramës në Facebook: AMARCORD Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk. Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athina [

Artikulli paraprakBANESAT NE HIMARE,MPJ THERRET PER SQARIME AMBASADOREN GREKE
Artikulli tjetërBLUSHI PREZANTON SOT PARTINË E TIJ TË RE, “LIBRA”