Për lidershipin e partisë socialiste Shkodra praktikisht nuk ka fare PS. Burime pranë socialistëve bëjnë me dije se PS-ja për bashkinë Shkodër kryekëput është marrë në dorë nga vetë kreu i saj Edi Rama, njëkohësh kryeministër i vendit. Duke ditur problemet e thella që kjo forcë politike ka në Shkodër, grupazhet e po ashtu edhe një përçarje e duke dëgjuar edhe zhurmën e madhe që bëhet thuajse në çdo mbledhje Rama ka vendosur që të merret ai personalisht me PS-në e Shkodrës.

Ende askush nuk dijeni se si do ta zgjidh apo se çfarë moduli do të përdor por tashmë kreu i socialistëve duket se nuk ka më besim tek askush dhe se për shumëçka në riorganizimin që po bëjnë të majtët do ta vendosë personalisht. Pavarësisht shumë emrave që përfliten për të marrë drejtimin e PS-së së Shkodrës ende askush prej tyre nuk ka mbështetjen e Ramës sepse ky i fundit nuk është shprehur akoma duke qëndruar në pritje edhe për pak kohë. Një kërkesë aq sa e çuditshme por edhe domethënëse është ajo për antarsimet që tashmë socialistët duhet të kenë. Nëse në Shkodër në PS mendohet se antarsia është diku në shifrat 12 mijë edhe pse nuk një database të saktë, pas krejt këtij procesi që po bëhet që nga organizatat e deri në zgjedhjen e kryetarit, në mbledhjen e fundit që u zhvillua dy deputetët Namik Kopliku e Mimoza Hafizi kanë deklaruar se antarsia duhet që të shkojë për Shkodrën në 20 mijë. Natyrisht që është një sfidë aspak e lehtë duke marrë parasysh gjithçka çfarë ka ndodhur e çfarë po ndodh. Praktikisht që PS të shkojë në 20 mijë antarsime për këdo duket një mision i pamundur e mbase edhe duke qenë i qartë kreu i PS Rama ka kërkuar këtë shifër për të parë se deri ku mund të arrihet. Një prej të besuarve të tij, Ditmir Bushati nuk është rastësisht në Shkodër si i deleguar sepse në çdo mbledhje po tregon vendosmërinë duke shkuar edhe me akuza direkte për disa prej drejtorive rajonale për t’i treguar PS-së së Shkodrës se ky riorganizim ndryshe nga më parë duhet të jetë real dhe jo për të kaluar radhën.