Kryeministri Edi Rama tha se është e domosdoshme unifikimi i TVSH-së, një propozim që sipas tij Ministria e Financave e ka tashmë të përgatitur.

Ai u ndal edhe tek nevoja për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore. Sipas tij, shitja e produkteve të paformalizuara përbën rrezik serioz për shëndetin publik dhe nuk mund të tolerohet më.

‘Tjetër element i qartë, duhet të njësojmë TVSH-në, diçka që ministri i Financave e ka përgatitur tanimë. Financimi sipas njësive të prodhimit, e kemi thënë shpesh, e kemi përsëritur por nuk e kemi bërë, tani duhet ta bëjmë. Duhet të angazhojmë strukturat e tatimeve që të kryejnë një proces paraprak sensibilizimi, përpara se të hyjnë me sekuestro të qumështit të pafaturuara. Nuk mund të lejohet tu shiten produkte të pafaturuara. Që mund të jenë të rrezikshme, sjellin pasoja katastrofike për shëndetin e njerëzve. Këtë gjë duhet ta kryejnë me zell ministria me strukturën e tatimeve’, tha ai.

Artikulli paraprakAMBASADA E SHBA NË TIRANË APEL QYTETARËVE
Artikulli tjetërRAMA NË DIALOGUN PËR ‘BUJQËSINË’: DO VENDOSIM NJË EKULIBËR TË RI PËR ÇMIMIN E NAFTËS!