Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka kthyer përgjigje kritikëve dhe akuzave që bëhen lidhur me konçensionet.

Kreu i qeverisë publikoi videon e një projekti infrastrukturor që ka të bëjë me punimet në rrugën e Arbërit.

Kreu i qeverisë shprehet duke thënë se ata që nuk dinë se ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurrura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e ç’mirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë, duke iu referuar rrugës së Arbërit. Lidhur me konçensionet ka një diskutim të gjërë në Shqipëri ndërsa opozita hedh akuza dhe i cilëson si një grabitje që i bëhet xhepave të shqiptarëve për të mbushur me para oligarkët që janë pranë qeverisë dhe kryeministrit.

Kreu i qeverisë përmes këtij postimi dhe videos së publikuar hedh poshtë këto pretendime duke thënë se atë që s’mund ta bënte shteti për 13 vjet, investimi i kapitalit nga ana e privatit e ka bërë për 3 vjet në një marrëveshje me shtetin ndërsa shton se rruga e Arbërit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetra e dhjetra vitesh pritje e premtime, falë një Partneriteti Publik Privat. Ja se çfarë shkruan kryeministri Rama në postimin e tij të plotë:

“Shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbërit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrës, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam☀Rruga e Arbërit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetra e dhjetra vitesh pritje e premtime, falë një Partneriteti Publik Privat,

ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, BRENDA VITIT 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, BRENDA VITIT 2031. Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurrura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë.

Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit”.

Artikulli paraprakZJARRET NË SHQIPËRI, SHKODRA QARKU I DYTË I PREKUR
Artikulli tjetërKRYEMADHI: TË LARGOJMË NGA PUSHTETI UZURPATORËT