Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për situiatën e përmbytjeve, duke thënë se hidrovorët kanë qenë në punë pa pushim. Rama tha se para nisjes së sezonit me reshje, drejtoritë e ujësjellësit dhe kullimit, kanë siguruar gatishmërinë e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorët, kanalet ujërave të larta. Rama se prej vitesh kemi proces mirëmbajte të infrastrukturës së kullimit dhe vetëm vjet janë investuar 25 mln euro.

“Duhet të informoj se para fillimit të sezonit me reshje, drejtoritë e ujësjellësit dhe kullimit, kanë siguruar gatishmërinë e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorët, kanalet ujërave të larta dhe të flotës prej 29 ekskavatorësh në drejtorinë qendrore. Është bërë inspektimi i argjinaturave të lumenjve edhe digave të rezervuarëve. Dalja e ujit nga rrjedha natyrale dhe përmbytja për pika vulnerabël është e pashmangshme në cilindo vend të planetit. Duhet të informojmë se prej vitesh kemi proces mirëmbajte të infrastrukturës së kullimit. Vetëm vitin e shkuar kemi investuar vetëm për këtë infrastrukturë kullimi afro 25 mln euro, vetëm këtë vit do investohen 11 mln euro nga bashkitë, apo 8% më shumë se vitin e shkuar”, tha Rama.

Artikulli paraprakULEN TEMPERATURAT NË ZONAT MALORE, JA ÇFARË NDODH ME RESHJET
Artikulli tjetërSITUATA NË TERRITORIN E QARKUT SHKODËR