Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës anti KÇK ka folur edhe për pagat dhe papunësinë. Duke iu përgjigjur atyre që duan të ikin në Gjermani për një pagë më të mirë, kryeministri thotë se pagat nuk rriten nga dëshira apo dhimbja, por rriten kur rritet ekonomia.

Edi Rama: Kush kërkon që pagat në Shqipëri të bëhen si në Gjermani duhet të bëjnë pyetjen, por mirë Gjermania pse nuk i rrit më shumë pagat?

Pagat nuk rriten as nga dëshira dhe as nga dhimbja që ke kur sheh njerëz që punojnë, punojnë fort dhe rëndë në sektorin privat dhe që realisht marrin një pagë të ulët.

Pagat rriten duke rritur ekonominë.

Shifra e papunësisë është e konsoliduar, është shifër e Bankës Botërore. Kemi vendosur si objektiv që në fund të këtij mandati të shkojmë nën 11%. Do bëjmë çmos të shkojmë nën 11%. Si? Duke u fokusuar në disa prioritete, por duke pasur parasysh potencialin e jashtëzakonshme dhe punën e jashtëzakonshme për disa projekte në turizëm.

Artikulli paraprakRAMA: NË SHQIPËRI NUK TË LËNË TË VDESËSH NËSE NUK JEP LEKË…BLUZAT E BARDHA QË NA NJOLLOSIN JANË PAKICË
Artikulli tjetërMBYLLET HETIMET PËR ABUZIMET ME PRONAT NË BREGDETIN E LEZHËS, ISH DEPUTETI I PS NËN AKUZË