Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar “legjendë të kënetës”, akuzën e kundërshtarit politik se qeveria e tij nuk i kushton vëmendje veriut të Shqipërisë. Në takimin elektoral me socialistët në Dibër, Rama tha se nga një analizë që i është bërë investimeve bashkitë e veriut rezultojnë më pak të investuara, ku Tropoja renditet e para për më pak investime.

“Këneta ka hap një legjendë prej vitesh se Edi Rama nuk e do veriun, nuk investon në veri. Qarqet më pak të investuara nga qeveritë e kënetës janë pikërisht ato që i kanë dhënë më shumë besim,” tha Rama.

“Hajde ma shpjegoni këtë! Tropoja është më pak e investuara dhe është një nga ato që ka mbështetur më shumë,” theksoi ai.

Duke shigjetuar Berishën, Rama tha se ai nuk duron dot ta ngrejë tribunën e vet në një pikë ku njerëzit ta shohin si të barabartë,”. Rama përmendi edhe procesin e primareve në Partinë Demokratike, duke thënë se ata që fituan me votat e demokratëve “janë zhdukur” dhe nuk janë futur në lista.

“Te ajo këneta, kush fitoi primaret me votat e demokratëve, e ka ngrënë bufi. Nuk është në lista,” tha ai.

Në përfundim, Rama theksoi se sot qarku i Dibrës nuk është më një “territor i shkëputur”, por pjesë e pandashme e zhvillimit të vendit.

Edi Rama: Këneta ka hap një legjendë prej vitesh se Edi Rama nuk e do veriun, nuk investon në veri, Qarqet më pak të investuara nga qeveritë e kënetës, janë ato që i kanë dhënë më shumë besim. Dhe e dini kush është bashkia më pak e investuar, jua them unë. Tropoja.

Është mentaliteti i të parit të tribusë, jo i të paritt të qytetarëve. Ai nuk duron dot ta ngrejë tribunë e vet në pikën që njerëzit e ve ta shohin si të barabartë.

Kjo është dhe arsyeja pse te ajo këneta kush fitoi Primaret me votat e demokratëve, u zhduk, e “ka ngrënë” bufi, nuk është në lista.

I them këto sepse ky qark sot nuk është më një territor i shkëputur nga pjesa tjetër.

Artikulli paraprakREAGON KOMPANIA “SHPËRDHAZA ENERGJI” NË LIDHJE ME PROTESTËN KUNDËR NDËRTIMIT TË HEC-IT NË KAÇINAR
Artikulli tjetërSUMOHET ME DRONË NË UJËRAT NDËRKOMBËTARE PRANË MALTËS, ANIJA ITALIANE QË TRANSPORTONTE NDIHMA PËR GAZËN