“Boria e parë e humbjes ra dje”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në nisje të bashkëbisedimit të sotëm me ndjekësit në rrjete sociale, duke komentuar rezolutën e propozuar nga PD dhe të miratuar nga PPE, ku partitë e djathta shprehnin shqetësimin për situatën politike në vend në prag të zgjedhjeve të 11 Majit.

Duke e cilësuar një fletë rrufe të kënetës, Rama tha se rezoluta përmbante një “mal me broçkulla” që përsëriten nga opozita sa herë që ka zgjedhje dhe sa herë humb.

“Këneta kaloi nëpër tavolina një fletë rrufe siç ndodh në konferencat e partive dhe aty filloi avazin blerje vote me lekë dhe kanabis, punësime elektorale dhe prokurime favorizuese për socialistët, abuzime me detyrën dhe mediat, emërimi legal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës. Një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka pasur humbje.”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprakSOT 1 MAJI, BEGAJ: NDEROJMË DINJITETIN E PUNËS DHE KONTRIBUTIN QË PUNËTORËT KANË NË EKONOMINË SHQIPTARE
Artikulli tjetër1 MAJI, KANDIDATI BESMIR LESHA TAKON THEMELUESIT E SHKOLLËS “ARTI I KUZHINËS”: SHEMBULL I PËRKUSHTIMIT DHE VIZIONIT