Nga Fieri, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave për vaksinimin e personaliteteve mbi moshën 80 vjeç.

Rama iu referua deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili tha se me këtë vendim po bëhet ndarje klasore e shoqërisë. Por kryeministri thotë se vaksinimi i personaliteteve do të shërbejë dhe për të ndërgjegjësuar se duhet bërë vaksina, në një kohë kur ka kaq shumë teori konspirative.

“Ka shtete që janë në hall për vaksinën. Po ka halle e halle se tjetër është Gjermania, tjetër Italia dhe tjetër jemi ne, tjetër janë disa vende që skanë nisur ednde procesin e vaksinimit e s’dinë se ku do nisin. Por ne sjemi kjo kategori, sigurisht që s’jemi në nivelin e Izraelit që ka vaksinuar shumë, duke paguar me 3-fishin e cmimit para se vaksina të prodhohej, ka parablerë gjithë vaksinën, duke rrezikuar që nëse nuk aprovohej vaksina të humbte edhe paratë.

Ndërkohë nxituan edhe të tjetët , përballë një kompanie Pfizer që nuk mund të furnizonte gjithë botën. Shfrytëzova talentin e lypsarit dhe ia dola për një kontratë. Brenda marsit e gjithë sasia që do vinte, do të vijë. Jemi në dskutime me të tjerë, ndërsa me Pfizer kemi cdo ditë kontakte për të afruar dozat.

Sidoqoftë brenda marsit mbarojmë të gjithë vaksinimin e stafit mjekësor, do mbarojmë brenda javësh procesin e vaksinimit në shtëpitë e të moshuarve, kemi rreth 700 të moshuar pa njeri dhe rreth 300 personel dhe s’kemi pasur asnjë fatalitet sic ndodhi psh në Francë, dhe nuk kemi patur për një arsye që është vërtet për tu thënëse personeli është karantinuar bashkë me të moshuarit që të mos të dalin për ti sjellë virusin aty.

Janë njerëz që kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme dhe fillojmë të dielën vaksinimin e moshës mbi 80 e lart. Unë thashë që do ta fillojmë vaksinimin me disa personalitete që i kanë dhënë shumë vendit tonë dhe nuk duhet ti kujtojmë vetëm kur ndahen nga jeta.

Flas për personalitet që janë 80 plus. Nuk them marrim Bujar Nishanin edhe hajde ta diskutojmë. Presidenti tha diktaturë, genocid, ndarje klasore, dmmth është ndarje klasore të vaksinosh Tinka Kurtin, qenka diktaturë të vaksinosh dikë tjetër mbi 80 vjec.

Është ndarje klasore dhe diktaturë të vaksinosh Alfred Mosiun? Ndërkohë që jo! Vaksinimi i tyre është një ndihmë që i jepet fushatës së vaksinimit për të dhënë mesazhin e tyre në kushtet kur ka shumë sharlatanë që flasin për cipa që kalojnë përmes vaksinës. Kështu Bill Gates do mblidhte të gjithë thashethemet e tyre për të berë cfarë?”, tha Rama.