
Diten e sotme PD ka thirrur nje proteste në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në Tiranë.
Mijëra simpatizantë e qytetarë i janë bashkuar asaj nga disa qytete të vendit.
Kryeministri Rama zgjodhi që ti “përgjigjej” protestës përmes një videoje në Facebook ku shihet duke punuar një vazo me baltë.
‘Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re!’- shkruan Rama.
Artisti: Kur më dhe idenë e bronzit thash o zot! Thash ky ka tru! Për hir të së vërtetës çfarëdo gjej që ka dalë e thyer nga furra e thyerja ke gjet një zgjidhje!
Rama: Ka një arsye që thyhet të cilën ne nuk e dimë por duhet ta marrim mesazhin dhe duhet ta kthejmë thyerjen në kreativitet. Edhe nga thyerja duhet të ngjitemi më lart!


