Vijon replika në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Kryeministri Rama publikon në ‘Facebook’ një video me takimet e Bashës në Durrës, ku ky i fundit thotë se familjet nuk kanë marrë asnjë ndihmë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në videon e tij, Rama thekson se familjet që takon Basha janë eksponentë të PD-së dhe nuk është e vërtetë që s’kanë marrë ndihmë.

“Eh mër Lul mër Lul, mirë ti që fle gjumë në këmbë po ata që të çojnë tek “hallexhinjtë” pse të bëjnë qesharak xhanëm me këta që të nxjerrin në pritë”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakJOE BIDEN RRIT EPËRSINË NDAJ TRUMP NË PENSILVANI, KALON MBI 5 MIJË VOTA PARA
Artikulli tjetërMERRET VENDIMI, GJYKATA DO TË RINUMËROJË VOTAT NË GEORGIA