Një ditë pas shembjes së dy godinave të kompleksit të Teatri Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels.

Ndërsa ju uron një javë të mbarë, Rama gjithashtu siguron se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje…

Rama: Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite,

do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt.

Shembja e dy godinave të teatrit u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe u shoqërua me episode dhune mes policisë dhe protestuesve që kundërshtonin aksionin.

 

Artikulli paraprakROBERT BUDINA ME MEGAFON, NJOFTON ORËN E PROTESTËS SË RADHËS: QYTETARËT DO MPOSHTIN MAFIEN!
Artikulli tjetër‘TË LUFTOJMË DIKTATURËN’, ALEANCA PËR TEATRIN SOT NË 16:30 NË PROTESTË! MBËSHTETEN NGA PD-LSI