Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken gjatë takimit që po zhvillon me të rinjtë te Piramida.

“Shumë nga pronarët e kësaj piramide do donin të ishin këtu, por protokolli i Departamentit të Shtetit nuk i lejoi. Ne emër të të gjithë Shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen dhe siç thotë edhe ligji ynë prej 500 vjetësh, “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Mirësevini në Shqipëri miku im, ne nuk jemi aq të mëdhenj sa vendet e tjera, por jemi të parët për dedikimin tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera janë”- u shpreh Rama.

Artikulli paraprakSEKRETARI I SHTETIT BLINKEN PËRFUNDON TAKIMIN ME PRESIDENTIN BEGAJ NË PRESIDENCË
Artikulli tjetërBLINKEN NË TIRANË: JAM I LUMTUR QË JAM NË VENDIN E SHQIPONJAVE!