Ne një konferencë të gjatë tre orarëshe ku u prezantua bilanci i dy muajve aksion të nisur nga qeveria kundër informalitetin në biznese, kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë se masat shtrënguese, si burgu dhe gjobat e larta janë e vetmja zgjidhje për evazorët e mëdhenj fiskal.

Gjatë fjalës së tij Rama vazhdimisht ju drejtua sipërmarrësve, shoqatave të biznesit e të pranishmëve të tjerë që ndodheshin në sallë, të cilët preken drejtpërdrejt nga kjo fushatë.Shefi i qeverisë dha edhe një lajm të mirë kur tha se të gjithë të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime me produkte të krijuara nga puna e tyre, si zejtarët, bojaxhinjtë, berberët etj: Nuk do të paguajnë asgjë, përveçse u duhet të regjistrohen në QKR.