Kryeministri Edi Rama do të jetë në mesin e personave që do të vaksinohen të parët në Shqipëri.

Në konferencën për median, Rama tregoi arsyen pse do të vaksinohet.

“Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina jo vetëm është e sigurtë por vaksina është arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm.

Nuk do dëshiroja ti zija radhën askujt nga ata që duhet ta bëjnë më parë por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye. Vaksina nuk është e detyrueshme, askush nuk është i detyrueshëm ta bëjë me pahir por është e këshillueshme.

Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina jo vetëm është e sigurtë por vaksina është arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm, e për ti thënë të gjithëve që dokrrat me manipulimet e geneve

Ndërsa sa i takon ministrave ata nuk do të jenë në vijën e parë të personave që do të vaksiohen të parët.