Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Vaun e Dejës ku ka inspektuar vijimin e procesit të vaksinimit në qendrat shëndetësore afër vendbanimit për gjyshet dhe gjyshërit më të moshuar.

Sot është dita e katërt e vaksinimit masiv në të gjithë vendin.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 119,321 vaksinime. Deri mbrëmjen e djeshme u shënuan 100 mijë personat e vaksinuar ! Vetëm dje në ditën e tretë të vaksinimit masiv, kanë marrë dozën e parë 21.536 persona.