
Kryeministri Rama ka inspektuar punimet në rrugën Shirokë- Zogaj.
Rama: Në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj, një nga investimet strategjike që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.
Rruga pritet të jetë gati në fund të këtij viti, e ku bashkë me bypass-it në qendër të fshatit Zogaj, do të jenë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.