Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në “Forumin Ekonomik të Tiranës”, iu bëri thirrje investitorëve të huaj që të investojnë në Shqipëri. Rama përsëriti edhe njëherë objektivin për anëtarësim në BE në vitin 2030, duke shtuar se vendi ynë është i qëndrueshëm dhe po ngrihet gjithmonë edhe më shumë.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në 2030 është i mundshëm dhe këtu jemi këtu për të pritur për Evropën por që ta ndërtojmë Evropën këtu. Prandaj jemi kaq të zellshëm për të ndjekur këtë rrugëtim drejt Evropës. Evropa nënkupton institucione dhe standarte, është jo vetëm politikë por edhe zhvillim. Dua të përfitoj nga kjo mundësi që të them disa fjalë për investitorët, duhet të kuptojnë se momenti është tani dhe Shqipëria është gati për investime të cilësisë së lartë dhe afatgjata. Ne mirëpresim partneritete që ofrojnë dije, inovacion.

Shqipëria po hyn në kapitull të ri që është sa i pëlqyeshëm aq edhe sfidues. Është kapitull zhvillimi modern, besimi dhe ambicie evropiane. Ne kemi stabilitet, ritmin dhe një shoqëri të re me talente dhe energji. Dhe ftesa jonë është shumë e thjeshtë, besoni te kjo Shqipëri që po ngrihet. Investoni te kjo Shqipëri që po transformohet dhe bëhuni pjesë e suksesit që po ndërtojmë. Shqipëria nuk është shumë e madhe”, tha ai.

Artikulli paraprakPROTESTON PREJ DY DITËSH PARA KRYEMINISTRISË, POLICIA PROCEDON ADRIATIK LAPAJN
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT NË SEMINARIN E PARASHIKIMIT STRATEGJIK PËR BALLKANIN PERËNDIMOR