Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën ditën e sotme, duke deklaruar se gjatë gjithë zgjedhjeve në 9 vitet e fundit është mundur dhe se në zgjedhjet e ardhshme lokale, partitë politike të opozitës do mund të fitojnë edhe Uashingtonin.

“Më keni mundur në të gjitha zgjedhjet e 9 viteve dhe jam i vetëdijshëm se viti i 10 dio jetë viti i fitores tuaj më të madhe të kësaj dekade. Në 14 maj, përveç Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, do merrni dhe Vlorën dhe Uashingtonin. Prandaj unë ju hap rrugë përfundimisht dhe ju them sot se ndihem fajtor që nuk kamë bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thellë të politikës në vendin tonë, ku fukarallëku i vlerave dhe i aspiratave që ulet këmbëkryq në foltore më foltore, e ka mbulepsur krejt shoqërinë, duke ushqyer egoizmin të individëve ndaj njëri tjetrit. Kjo nuk është politika por versioni i saj më i degraduar. Politika është diçka krejt tjetër, e lartë dhe e lavdishme, për njerëzit dhe me njerëzit”-tha Rama.

Artikulli paraprakRAMA: BALTA NDAJ MEJE NË SHQIPËRI, NJË KANAL UJËRASH TË ZEZA! NË SHBA NUK KA ASNJË AKUZË ZYRTARE
Artikulli tjetërPAS 45 MINUTASH NË SEANCËN PLENARE, RAMA LARGOHET NGA KUVENDI