Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka treguar kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën e tretë anti-COVID.

Mësohet se me dozën e tretë do vaksinohen personat +60 vjeç me sëmundje kronike.

Gjithashtu dozën e tretë do e marrë personeli shëndetësor dhe personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë.

Sakaq, dozën e tretë të vaksinës do e marrin edhe personat +18 vjeç me sëmundje të caktuara.

Nga 1 nëntori e deri sot janë më shumë se 18 000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur. Kujtojmë se prej 1 nëntorit ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje infektive dhe i atyre mbi 16-vjeç, por nuk ka ende një shifër se sa fëmijë janë vaksinuar.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.