Kryesocialisti Edi Rama, teksa po fliste për rëndësinë që PS i ka dhënë grave dhe vajzave, tha se është i bindur që nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria do të ketë një grua kryeministre.

“Sot kuvendi drejtohet nga një grua socialiste, e cila zëvendësoi një tjetëtr grua socialiste. Jam i bindur që nuk është aq e largët dita sa mund të dukej deri dje kur Shqipëria do të jetë edhe gruan e parë kryeministre, dhe as nuk e diskutoj fare se do të jetë socialiste. Shikoni se si kemi rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në kuvendet vendore në këshillat bashkiakë ku ka qenë PS gjatë gjithë kohës, që ka tërhequr të tjerët dhe kur në mënyrë të vazhdueshme ne e kemi vënë si kusht për të kaluar më tej në miratimet e ligjeve zgjedhore”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprakRAMA: SHQIPËRIA ËSHTË GRUA, EVROPA ËSHTË GRUA! SUKSESI I PËRPJEKJES DREJT BE VARET SË PARI NGA NËNAT, MOTRAT DHE BIJAT E VENDIT
Artikulli tjetërPOSTERAT, KQZ ULTIMATUM PARTIVE: 24 ORË AFAT, HIQINI OSE IDENTIFIKOHUNI!