Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se doza të tjera të vaksinave anti-covid kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”.

Bëhet fjalë për 31590 doza të Pfizer, teksa në total, kryeministri shkruan se në vend kanë ardhur mbi 1.9 milionë vaksina. Rama përsërit thirrjen për t’u vaksinuar.

“🧪 31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vendin tonë🇦🇱
Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni🙏🏼
#MbroShëndetin#VaksinatShpëtojnëJetë 💉”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakKRIMI NË GLYKA NERA DREJT ZBARDHJES, ZBULOHET SE KUJT I PËRKET ZËRI QË I BËNTE PRESION PSIKOLOGES SË VIKTIMËS
Artikulli tjetërU PRODHUAN NË NJË LABORATOR TË PAAUTORIZUAR NË KINË, BRAZILI PEZULLON PËRDORIMIN E 12 MLN DOZAVE TË VAKSINËS SINOVAC