Kryeministri Edi Rama sot ka uruar miremengjes me një video nga Fabrika e re e Pasurimit të Bakrit në Spaç. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se përveç 300 të punësuarve të rinj, janë investuar plot 11 mln dollarë në teknologji bashkëkohore që mbron mjedisin dhe që pritet të sjellë një impakt ekonomik në zonën e Mirditës.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Fabrikës së re të Pasurimit të Bakrit në Spaç, ku përveç 300 të punësuarve të rinj, investimet e fazës së parë prej 11 milionë dollarësh në teknologji bashkëkohore që mbron mjedisin, pritet të kenë një impakt ekonomik rreth 6 milionë dollarë në vit për gjithë zonën e Mirditës,” shkruan Rama.

Artikulli paraprakDYSHONTE SE BURRI E TRADHTONTE,TENTON VETEVRASJEN
Artikulli tjetërDËBORË NË FLORIDA, NUK ISHTE PARË QË PREJ 30 VITESH