Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy më sy në Facebook, iu përgjigj pyetje të komentuesve.

Rama u shpreh se bonusi i pranverës për pensionistët nis që nga data 1 mars.

“Bonusi i pranverës për pensionistët nis më 1 mars. Bonusi i dytë për pensionistët është rezultat i reformave tona”, deklaroi Rama.

Kujtojmë se bonusi i parë për pensionistët u dha në dhjetor 2024. Pensionistët morën 10 mijë lekë të reja ose 15 mijë, në varësi të vlerës së pensionit të tyre.

Artikulli paraprakKRIZA E INDUSTRISË, NUMRI I TË PUNËSUARVE RA ME 13.1% MË 2024
Artikulli tjetërSHKODËR, PROCEDOHEN PENALISHT 2 SHTETAS