Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Librazhdit ka kërkuar votën e 25 qershorit për të marrë 71 mandate në mënyrë që në 4 vitet e ardhshme të krijohet një administratë që ti shërbejë popullit.

Rama: Dua t’ju them shumë shkurt, së pari në 25 qershor është një moment shumë i rëndësishëm që mund ta kthejmë në një vendim historik për Shqipërinë që duam. Në një vendim për të shkuar në votime, jo të ndarë, por të bashkuar me bindjen se është koha për tu ndarë nga politika që merr peng administratën dhe nga partitë që marrin peng zyra dhe tërheqin zvarrë popullin.

Ta çojmë bashkë këtë flamur në oborrin e shtëpisë së bashkuar europiane, është koha për të marrë një vendim historik që pushteti i dalë nga zgjedhjet i takon popullit dhe jo partive. Është koha për të vendosur për ti dhënë fuqinë e plotë për të qeverisur dhe autonominë për të mbajtur timonin e reformave PS. Është koha për të vendosur së bashku që në 4 vitet e ardhshme të ndërtojmë një administratë shtetërore që të jetë krenari dhe jo turp. Një administratë ku në çdo zyrë cdo shqiptarët të shërbehet.

Është koha për ti dhënë PS një mandate të plotë për ta rritur ekonominë si asnjëherë më parë dhe për të na dhënë mundësinë të luftojmë siç luftuam për reformën në drejtësi, për ta çuar ekonominë mbi 5% rritje dhe për ti dhënë mundësi të gjithëve për punë. Këtoi janë të thjeshta nëse na jepni timonin e qevrisë pa na ulur të tjerë në preher, të tjerët vijnë vërdallë dhe premtojnë ulje taksash e rritje shpenzimesh, ndërkohe ne zotohemi të rritim ekonominë, pa rritur ekonominë të tjerat janë broçkulla dhe ekonominë mund ta rritë vetëm PS sepse është e vetmja forcë që ka një vizion kombëtar për Shqipërinë që duam, që ka një vizion europian për fëmijët tanë, që ka një program real për zhvillimin e vendit për ta çuar me tej Shqipërine e rilindjes që ka nisur.

Ne jemi gati ti marrim përsipër, na ndihmoni, më ndihmoni që të kemi fuqinë që na duhet për tju zgjidhur 1001 hallë që mbeten të pazgjidhur për shkak të sistemit që duhet të përmbysur në 25 qershor.