Po vijon puna në terren pa ndërprerje me mjete borëpastruese, që qarkullimi të vijojë normalisht, pavarësisht temperaturave. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale nga dëbora, kryeministri Edi Rama ndër të tjera ka dhënë edhe një këshillë për të gjithë shoferët, që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit.

“Vijon puna në terren nga veriu në jug pa ndërprerje me mjete borëpastruese dhe skuadra pune, për të siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht dhe pa probleme përpos temperaturave nën 0 °C .
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, ka shkruar ai krahas videos.

Artikulli paraprakSHKRIMTARI HASAN SELIMI PROMOVON DY LIBRA TË RINJ
Artikulli tjetërTËRMETI I FORTË ME MAGNITUDË 5.9 GODET GUINENË E RE