Kryeministri Edi Rama nga Varshava ka komentuar vizitën e ndihmëssekretarës së DASH, Viktoria Nuland.

Duke e konsideruar atë si zonjë të hekurt Rama shprehet se kjo tregon se çfarë rëndësia po i kushton SHBA reformës në drejtësi. Plani B tha Rama është ecja përpara me draftin në parlament. “Ardhja e zonjës hekur nga Washingtoni është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët se çfarë rëndësie të madhe i kushton Shtëpia e Bardhë, çfarë rëndësie i kushton qeveria amerikane reformës në drejtësi dhe se çfarë fitojmë dhe çfarë humbim duke e votuar, ose duke mos e votuar reformën në drejtësi, jo vetëm si ambicie për të përmbysur një sistem të kalbur e për të ngritur një sistem drejtësie që shqiptarët e meritojnë, por dhe në kuptimin se çfarë do të jetë nesër Shqipëria në sytë e SHBA-ve, nëse nuk do të jetë në gjendje të kalojë reformë në drejtësi,” – u shpreh Kryeministri, ndërsa shtoi se “jemi në zhvillim të planit B që është ecja përpara me draftin në parlament. Ju po pyesni për C- në, por C-ja vjen pas B-së.”

Artikulli paraprakSABAH BIZI NDJEN ZHGËNJIM: NDËR VITE NUK MË NGROHU QYTETI IM
Artikulli tjetërMARTOHET PËR TË TRETËN HERË NË MOSHËN 75-VJEÇARE PELE