Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku edhe është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas këtij takimi zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se është krenar që Parlamenti shqiptar u bë një prej Parlamenteve të para për të ratifikuar protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO ndërsa shtoi se vendi qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën.

“Është kënaqësi dhe nder që kthehem këtu dhe që kam mundësi të ndaj me ju opinione pas Samitit të Madritit që ishte moment historik në përgjigje ndaj rreziqeve të sigurisë Europiane. Është me rëndësi që ne të vijojmë bashkëbisedimin përkundrejt situatës dhe detyrimet që kemi në Ballkanin Perëndimor dhe të parandalojmë çdo përshkallëzim dhe ndikim i keq të kthehet në problem për rajonin tonë.

Ne si vend aleat dhe kandidat për BE do të luajmë rolin tonë në mbështetje të paqe dhe të stabilitetin dhe koncepti i ri thekson rolin e Ballkanit për NATO-n”, tha Rama, duke shtuar: Unë dua të theksoj nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqen edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike nga disa aleatë dhe e dimë se ky është një mekanizëm konsensual.

Unë mendoj se ky duhet të konsiderohet dhe e vlerësoj disponibilitetin tuaj për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës tonë për të vënë në funksion një bazë detare të teknologjisë së fundit, që mund të ndërtojmë duke pasur në konsideratë vështirësitë që po kalon bota. Dhe është gjithnjë e dobishme të kthehesh këtu me energji të plota dhe të vazhdosh t’i shërbesh kësaj aleance të shenjtë.”

Artikulli paraprakEKSPOZITË E STUDENTËVE TË DEPARTAMENTIT TË ARTEVE
Artikulli tjetërMUZEU I “DËSHMISË DHE KUJTESËS”, RRITET NUMRI I TURISTËVE