
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama foli për nismën e re të mbështetjes me kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.I pranishëm në aktivitetin e nënshkrimit të partneritetit të ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama tha se interesi i kredisë për këto biznese do të jetë 2 dhe 3%.


