
Djali i ish-kryeministrit të vendit, Shkëlzen Berisha ka reaguar me anë të një statusi në facebook kundër deklaratave të mëngjesit të sotëm nga kryeministri Rama lidhur me çështjen Tahiri dhe largimin e tij nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste deri në përfundim të hetimeve. Në postimin e tij Shkëlzen Berisha shprehet se, kryeministri Rama nuk e mbron deputetin Tahiri si prind, por si një trafikant në bashkëpunim.
“Rama nuk e mbron Tahirin si prind, por si bashkëpunëtor në trafik. Ligjit nuk i duhet përjashtimi i Tahirit, por imuniteti që e mbron nga Drejtësia”, shkruan Shkelzen Berisha. Rama deklaroi sot ne grupin PS: Kujt dhe për llogari të kujt deshën t’ia shesin këtë faturë arresti me burg të një deputeti? Këta prokurorë, të cilëve ky popull u ka besuar drejtësinë për krimet më të rënda, ndëshkimin për vrasësit, trafikantët, të korruptuarit e këtij vendi. O Zot! Kështu i luftojnë kriminelët këta?! Me etj? Dhe pastaj e zgjidhim rrugës a ishte ti, apo ishte një tjetër që ja morën jetën një etj mes shumë etj për të cilët zemrat e të përvëluara të familjarëve të shkretë vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.
Normal, prandaj vazhdon avazi tani dhe katër vjet. Policia kap dhe lidh pranga natën dhe kriminelët dil në mëngjes duke dredhur zinxhirë nga dera e gjykatës. Pse çfarë jemi ne sipas këtyre faturistëve të arrestit pa asnjë provë?! Ne ligjvënësit shqiptarë?! Apo na dinë ekspertë kontrabël nga ata që firmosin bilance falso për të marrë ryshfet ose mos na dinë gjë për inspektorë pune nga ata të cilëve fëmijët e skllavëruar që çmontonin municione në fabrikën e vdekjes në Gërdec u dukeshin si kafshë hamallëku?! Apo ne na erdhi në shteg Saje Qorri, ju jeni në shtegun e vettingut, rrëzojmë qeverinë e krimit dhe ju bëni çorapë vettingun,me gjithë planin ogurzi të mbështetësve euro-amerikanë për të zbatuar atë reformë të mallkuar në drejtësi?! Pyetje retorike janë këto.






