
Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një video kushtuar Lëpushës, një prej zonave më piktoreske të Malësisë së Madhe, duke e cilësuar atë si një perlë alpine që ofron qetësi, natyrë të paprekur dhe potencial të lartë për zhvillimin e ekoturizmit.
Në pamjet e shpërndara, Lëpusha shfaqet e mbuluar nga dëbora, me peizazhe malore mahnitëse, pyje të dendura dhe një atmosferë të qetë.
“Lëpusha, në zemër të Malësisë së Madhe, është një peizazh i qetë alpin ku natyra ruan ritmin e saj, duke ftuar për eksplorim ekoturistik dhe përvoja unike,” shkruan kryeministri krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
Lëpusha, e njohur për bukuritë natyrore dhe traditat e saj, po shndërrohet gradualisht në një nga pikat më të preferuara për ata që kërkojnë pushime larg zhurmës urbane, në harmoni me natyrën.






