
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim informal këtë mbrëmje me ministrat, Kryesinë dhe drejtuesit politikë të PS-së. Në këtë takim është folur për objektivat e qeverisë, si dhe për programin e Partisë Socialiste. Gjithashtu, në takim mësohet se është diskutuar edhe për listat e kandidatëve për deputetë, që PS pritet të dërgojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Një tjetër diskutim është edhe lista e kandidatëve për deputetë, e cila do i nënshtrohet analizës së Kryesisë të PS-së. Takimi në Pallatin e Brigadave është informal.