“Me TikTok ka ndodhur diçka që duhet marrë si shembull. Prindërit me bindje të ndryshme kanë harruar bindjet dhe 95% e tyre në këshillimin që bëmë për qasjen ndaj TikTok u dakordësuan që duhej mbyllur. Të gjitha të tjerat presin kjo nuk pret. Nuk mund ta humbim trenin”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama.

Rama vijoi duke bërë apel për të votuar më 11 maj për futjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Imagjinoni sikur në 11 maj, mesazhi për ta të mos jetë i fortë e bindës, e me një mandat më të fortë. Nuk ka lidhje më pëlqen PS apo Edi Rama, por është shfrytëzimi I momentit, ne jemi në momentin e duhur dhe Shqipëria është në kohën e momentin e duhur dhe në 11 maj duhet të bëhet gjëja e duhur” tha Rama.

Artikulli paraprakTRAGJEDIA E KOÇANIT ME 59 VIKTIMA, BOSNJË-HERCEGOVINA SOLIDARITET ME MAQEDONINË, SHPALL TË MARTËN DITË ZIE
Artikulli tjetërZGJEDHJET PARLAMENTARE NË KOSOVË, VETËVENDOSJE KËRKON RIVOTIMIN ME POSTË