Ditën e martë, datë 2 nëntor, kryeministri Edi Rama niset drejt Serbisë. Në datat 3 dhe 4 nëntor Rama do të jetë i pranishëm në Beograd, ku edhe do të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativë të ‘Open Balkan’.

Kreu i qeverisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve. Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura e më pas do të ketë një konferencë të përbashkët.

Ende nuk dihet nëse në Beograd, janë thirrur të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’ju bashkuar kësaj nisme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRADHË TË GJATA NË KAPSHTICË, QYTETARËT NË PRITJE PËR TË KALUAR NË TOKËN GREKE
Artikulli tjetërPALOMA PENDOHET PËR SHOQËRINË ME MONIKËN: THASHETHEMET ME TË MË NXORËN NGA SHTËPIA