Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me mediat ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ato të kryeministrit Edi Rama, për pazare.

Ai tha se nuk është kukull e Sali Berishës dhe as nuk është peng i Ramës.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje Sali Berisha më ka akuzuar për ‘peng të Edi Ramës. E para gënjeshtër, e dyta s’do të ndodh kurrë. Të dyja janë dy anë të se njëjtës medalje. PD po ecën përpara.

Do i prijë betejës popullore dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë që sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i çdo demokrati dhe këtij do t’i qëndrojë me përkushtim.”, tha Basha.

Artikulli paraprakSITUATA ME COVID 19, KOMITETI TEKNIK I EKSPERTËVE MBLIDHET NË ORËN 12:00
Artikulli tjetërMBLIDHET KOMITETI EKSPERTËVE, FICO: 33% E QYTETARËVE KANË MARRË 2 DOZA TË VAKSINËS! GJIROKASTRA, BASHKIA ME MË SHUMË TË VAKSINUAR