Kryeministri Edi Rama në një takim me bizneset në Velipojë, e cilësoi zonën si një ndër më të bukurat në Europë dhe theksoi nevojën për zhvillimin e saj me standarde të larta europiane.

Ai u ndal te rëndësia e përmirësimit të infrastrukturës, duke theksuar projektet që janë në proces, si aksi Milot-Balldren dhe Milot-Muriqan, si dhe problemet burokratike me palën malazeze për urën lidhëse. Rama theksoi nevojën për ngritjen e një infrastrukture moderne hotelerie dhe paralajmëroi zbatimin e projektit për lidhjen e zonës së Tales me bregdetin përmes rrugëve të brendshme, si edhe ndërtimin e Byppasit të Shëngjinit.

Edi Rama: Kjo është ndër zonat më të bukura të Europës dhe meriton një zhvillim me standardet më të larta të Europës. Infrastruktura në këtë zonë ka nevojë që të rregullohet dhe të jepet maksimumi për një turizëm sa më të mirë. Duhet të nisim punën për aksin Milot-Balldren dhe kemi në proces edhe aksin Milot-Muriqan. Kemi pasur burrokraci me palën malazeze për urën. Të krijojmë infrastrukturë të hotelerisë moderne. Do zbatojmë dhe projektin e lidhjes së zonës së Tales me bregdetin, përmes rrugëve të brendshme. Do bëjmë dhe Byppasin e Shëngjinit.

Artikulli paraprakBERISHA: SHËNDETËSIA MORI GODITJET MË TË RËNDA 4 VITET E FUNDIT, PATI EKSOD MASIV TË MJEKËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, VODHI NJË AUTOMJET, SHKAKTOI AKSIDENT DHE U LARGUA, SHPALLET NË KËRKIM 34-VJEÇARI