Kryeministri Edi Rama ka ftuar në podcastin “Flasim” kandidatët socialistë në pesë bashkitë që shkojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të dielën. Brunilda Mersini kandidon në Vlorë, Gramoz Sako në Tepelenë, Ervin Ceca në Berat ndërsa Florenc Doka në Cërrik, dhe Altin Bojni në Mat.

“Pasi nesër është heshtja zgjedhore dhe të dielën janë zgjedhjet. Këtu me mua është Bruna Mersini, ka ardhur e veshur me të zeza për të qenë në harmoni me dekorin, Gramos Sako, Ervin Cece, Altin Bojni dhe Florenc Doka.”, tha Rama.

Para të ftuarve, Rama përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor.

Artikulli paraprakMYFTINIA SHKODËR NJOFTON SE NDALON VAZHDIMIN E PUNIMEVE TË PROJEKTIT TË BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërRAMA NË ‘FLASIM’: TIRANA DUHET DREJTUAR, NUK MUND TË JETË TRUP PA KOKË