Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë pasdite një takim me studentët e Juridikut, ku po flet për reformën në drejtësi.

Ndër të tjera, kryeministri Rama është ndalur edhe te deklarata e ambsadorit Donald Lu, vetëm pak më parë, i cili kërkoi një tjetër takim mes Ramës dhe Bashës. Në lidhje me këtë, Rama është shprehur se është i gatshëm të takohet, por pret një propozim nga opozita. “Dëgjova ambasadorin amerikan që tha të takohemi. Unë gati jam. Mjafton të kem një propozim, që të jetë i pranueshëm. Sot më erdhi mesazhi i opozitës, që propozimin e ke në tavolinë, por ky propozim nuk pranohet nga SHBA. Ç’na duhet”, ka theksuar Rama.