Kryesocialisti Rama kujtoi historinë e Shkodrës deri dy vite më parë, mes pluhurit dhe degradimit dhe atë ku gjendet tani qyteti me një transformim.

Dhe kjo sipas tij sepse PS me Benet Becin qëlloi në kokë dhe shkodranët gjithashtu me votën e tyre goditën po në kokë. Ndaj kryesocialisti përsëriti apelin e tij që shkodranët përsëri në 11 maj të “qëllonin në shenjë” duke votuar PS-në, që qyteti të zhvillohej edhe më shumë me investime dhe projekte, por edhe për ta çuar në BE.

Rama vlerësoi maksimalisht punët e deritanishme të kryebashkiakut Beci.

“Në dy vjet ne kemi bërë për Shkodrën atë që është bërë në të gjitha vitet e marra së bashku. Edhe në të dhënat ekonomike ka qenë viti më i mirë ai i vjetshmi. Sapo ka filluar të bëhet atraksion turistik, ka shumë turistë që nuk vijnë si vizitorë, por posaçërisht që vijnë për Shkodrën. Nëse ka një vend që të thuash se vota nuk vlen, e ka gabim, sepse Shkodra e ktheu nga një histori degradimi, pluhuri dhe pislliku, në histori rilindjeje, është këtu. Unë besoj nga ana tjetër se ka shumë e më shumë për të bërë akoma. Në qytetet e tjera kemi nisur më herët, me Shkodrën kemi vetëm dy vjet.

Kemi një kryebashkiak shumë të mirë, që punon dhe projekton, i ndjek projektet dhe që vazhdon të realizojë dhe kjo tregon se kemi bërë zgjedhjen më të mirë për Shkodrën, i kemi gjetur njeriun e duhur. Pyetja është a doni më shumë për Shkodrën? Atëherë votoni PS-në që të keni më shumë deputetë në Parlament, doni më shumë investime dhe zë, atëherë votoni më 11 maj për ata që të jenë pjesë e tryezës së qeverisë, vendimmarrjes”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakRAMA: NË 2 VJET BËMË MË SHUMË SE TË GJITHA VITET E TJERA SË BASHKU
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: SHKODRA, QYTETI YNË DJEP I KULTURËS, I DINJITETIT DHE I VLERAVE, NUK MERITON TË PËRFAQËSOHET NGA ASKUSH QË I NËPËRKËMB KËTO PARIME