Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Qeverisë, Kryeministri Edi Rama bëri me dije se ka biseduar me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për vrasjen e politikanit serb në Kosovë. Takimi mes tyre u zhvillua gjatë Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës, ku Rama dhe Vuçiç folën për marrëdhëniet mes Shqipërisë, Kosovës e Serbisë, si dhe për zhvillimet në rajon.

Sipas Kryeministrit Edi Rama, vrasja e liderit serb në Kosovë Oliver Ivanoviç nuk do të ndikojë negativisht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Vrasja e përfaqësuesit serb në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në përmbajtjen mes Kosovës dhe Serbisë që ne e mbështesim fuqimisht, dhe nga ana tjetër në funksion të Procesit të Berlinit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në çdo aspekt.

Ne jemi besimplotë që tani po hyjmë në në një fazë të re, ku siç u konstatua edhe në Forumin e Davosit ka rritje shumë të ndjeshme të kompanive të huaja për të investuar në rajon dhe posaçërisht në Shqipëri. Pasqyra e përgjithshme është pasqyrë optimiste për të ardhmen e afërt”, është shprehur Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit të PS dhe Qeverisë.

Artikulli paraprakRAMA:JEMI NË PRAG TË HAPJES SË NEGOCIATAVE, DREJTËSIA S’KA KTHIM
Artikulli tjetërITALI, MAKINA PËRPLAS 2 SHQIPTARË, NJËRI VDES, TJETRI I PLAGOSUR RËNDË