Kryeministri Edi Rama e konsideroi Presidentin e zgjedhur Ilir Meta jo vetëm përfaqësues të veteranëve dhe mazhorancës, edhe President të opozitës. Gjatë një takimi me veteranë në një nga lokalet në Tiranë, Rama tha se opozita nuk e pohon që Meta është president i tyre, por as nuk e mohon.

Rama: Dua t’ia japë fjalën Presidentit të zgjedhuri cili për hir të vërtetës fal talentit politik, ka arritur të jetë sot jo vetëm përfaqësuesi juaj dhe i joni, por edhe përfaqësuesi i palës tjetër, gjë që pala tjetër nuk e pohon, por nuk e mohon. Zt. President jeni të lutur të merrnin fjalën dhe unë jam i detyruar të ulem pranë bashkëkryetarit të ri të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, shokut tim Petrit Vasili.

Meta: Duke e falënderuar ish-bashkëkryetarin tim të Aleancës, pasi unë nuk jam më, ai vazhdon të jetë. Rama tha gjithashtu se qeveria ka bërë disa gjëra konkrete për veteranët dhe pensionistët. Rama: Madhështia e ditës që na ka mbledhur ka një peshë shumë të rëndësishme, por më vjen shumë mirë që sot përtej të gjitha aspekteve që kanë të bëjnë me ceremonialin e nderimit të ditës së dëshmorëve, ne kemi mundur të bëjmë edhe disa gjëra konkrete në lidhje me trajtimin e veteranëve dhe në tërësi të pensionistëve.