Edhe këtë të mërkurë siç e kanë kthyer në një traditë tashmë, kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij në qeverisje, kreu i LSI-së Ilir Meta janë takuar këtë mëngjes në kryesinë e Kuvendit.

Por ndryshe nga bisedat e tjera kokë më kokë mes tyre, ky takim vjen në një situatë tjetër politike, pas ndryshimit që ndodhi në kabinetin qeveritar me dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe emërimin në këtë detyrë të nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani.  PËR 30 MINUTA, ALEATËT E QEVERISJES DISKUTOJNË SË BASHKU Kjo lëvizje e dy ditëve më parë solli takime intensive që në momentin e parë që Naço hoqi dorë nga drejtimi i Ministrisë. Por edhe gjatë ditës së djeshme në zyrën e Metës në Kryesi shkuan ministri i propozuar Ylli Manjani, ai i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe i dorëhequri Naço. Ndërsa nga ana tjetër në kryeministri shefi i mazhorancës Rama takoi ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, atë të Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni si dhe Manjanin.