Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e vende të tjera në Ballkan dhe në botë, festojnë sot Ditën e Flamurit.

Kjo ditë shënohet për nder të 28 Nëntorit 1912, kur në Vlorë është shpallur Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë. Në Shqipëri dhe në Kosovë janë paralajmëruar aktivitete të ndryshme. Shqipëria në këtë ditë të rëndësishme të historisë së saj, është anëtare e NATO-s dhe kandidate për pranim në Bashkimin Evropian. Gjatë këtij viti miliona zemra kuqezi u ndjenë krenarë më kombëtare shqiptare, e cila i përfaqësoi denjësisht në kampionatin Europian të futbollit. “Gëzuar ditën e Pavarësisë. Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!”, ishte ky mesazhi i urimit të kryeministri Edi Rama, në rrjetin social facebook. Shqipëria u shpall e pavarur në Vlorë, më 28 nëntor 1912, nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Artikulli paraprakSHPRESË PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE, RAMA TAKON KANCELAREN MERKEL
Artikulli tjetërFESTAT E NËNTORIT E GJEJNË POLITIKËN TË NDARË