Për Edi Ramën kjo tragjedi është edhe një moment i mirë për t’u bërë më njerëzor, prandaj ai kishte një apel. “Është një rast i mirë për të kuptuar që kemi bërë shumë gam gam gam dhe kemi harruar që jeta është pak më ndryshe se gam gami i përditshëm.

Unë u siguroj se sikur bëmë me të gjitha familjet në Korcë do të bëjmë edhe tani, janë shumë. Ne do të dalim më të fortë nga kjo histori, por fatkeqësisht nuk do të dalim të gjithë, pasi disa nuk janë më. Është një moment i rëndë, krizë reale, jo artificiale, por edhe moment për t’u bërë pak më të mirë dhe njerëzor nga ky leksion jete” deklaroi Rama.

I pyetur nëse do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, kreu i qeverisë tha se miratimi i një akti nuk sjell më shumë sesa ka sjellë deri tani, por për këtë gjë do të mendojë nesër. “Është e çuditshme që e dëgjoj këtë pyetje nga mëngjesi deri në darkë, nuk ka kuptim sot, cfarë do të thotë? Akti formal i gjendjes së jashtëzakonshme nuk është se sjell më shumë sesa ka sjellë.

Natyrisht nesër është dita për të menduar të gjitha edhe këtë që po thoni ju, nejse, ju jeni të pafajshëm, të fajshëm janë ata që vijojnë të cysin edhe sot. Ne do i vlerësojmë të gjithë, por një gjë është e sigurt, këta njerëz do të trajtohen në mënyrë dinjitoze nga strehimi.

Nuk kemi pasur kohë të mendojmë për aspektet formale, kemi dhënë dh epo japim gjithcka. Ditën dhe natën nuk jemi Franca, Gjermania, as Greqia dhe Italia që kanë eksperienca të gjata në këto sfida, por më lejoni të jem mirënjohës” tha Rama.

Nga spitali i Traumës ku ishte për të parë nga afër gjendjen e të lënduarve, kryeministri falenderoi të gjithë partnerët për ndihmën, por nuk harroi që të ‘thumbonte’ Presidentin Ilir Meta që vendosi në shënjestër disa prej ambasadorëve në javët e fundit, por që sot, sipas Edi Ramës treguan gatishmëri të plotë për të ndihmuar Shqipërinë.

“Janë humbur jetë njerëzish. Kemi lehtësimin shpirtëror nga jo pak jetë të shpëtuara. Kanë qenë të gjithë heronjtë e kësaj dite, bluzat e bardha që në ditët me diell i kemi përgojuar pa hesap, sot janë në krye të detyrës për të shpëtuar jetë. Për fat të keq bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar, por lus Zotin që të mos ketë përfunduar as bilanci i jetëve të shpëtuara nga rrënjoat, që ende shpresoj që të marrin frymë, njerëz që do i nxjerrim.

Një ditë sa e rëndë aq e mbushur edhe me emocion si rezultat i solidaritetit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, por edhe miqve të këtij vendi që janë ngritur në këmbë me një frymë, nga Italia, Greqia, Franca, Turqia, Gjermania, Kroacia, miqtë në rajon.

Ambasadat, që në ditët e fundit i kemi në një shënjestër që na turpëruar të gjithëve, sot që në mëngjes herët në emër të SHBA dhe BE-së na kanë shprehur gatishmërinë e tyre. Më vjen mirë që mund ta them tani, qeveria ka bërë maksimumin, menjëherë në terren të gjithë ministrat. Është surreale që të flasësh më presidentin e Francës përballë një gërmadhe në Durrës, apo të Greqisë kur je përballë një tjetre, apo Italisë.

E them për të treguar gatishmërinë. Po punojmë për atë që vjen nesër, do të jetë ditë zie kombëtare. Do të fillojmë për të realizuar të gjithë procesin e kalimit të njerëzve pa çati dhe që refuzojnë të futen në palestër. Sot kam punuar në këtë drejtim me kolegët për të ndërtuar një marrëveshje me operatorët turistikë për hotelet në bregdet.

Duhet të rindërtojmë gjithcka të kthejmë njerëzit në shtëpi të reja të forta dhe koha nuk pret” tha Rama.

Artikulli paraprakME MJETE PËR KËRKIM NËN RRËNOJA EDHE GJATË NATËS, MBËRRIJNË SPECIALISTE PËR KATASTROFA NATYRORE
Artikulli tjetërI BASHKOHET SE BIJËS, VDES NË SPITAL 30-VJEÇARJA QË U NXOR E GJALLË NGA RRËNOJAT