Busti i heroit Gjergji Kastrioti Skënderbeu është vendosur në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto në rrjetet sociale ndërsa tregon se ku është vendosur busti.

“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest. Dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, shkruan Rama.