Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka paraqitur disa propozime të reja për strukturimin e punës parlamentare në legjislaturën e re.

Rama njoftoi krijimin e tre komisioneve të reja, për të adresuar sfida përparimtare dhe integruese për vendin.
Kryeministri ka propozuar mes të tjerash krijimin e:

-Komisionit për Shkencën, Edukimin dhe Inovacionin

-Komisionit për Mirëqenien Sociale dhe Shëndetësinë

-Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik

Ai sugjeroi që drejtimi i këtyre komisioneve t’i besohet opozitës.

“Këto komisione do të fokusohen në përmirësimin e këtyre aspekteve thelbësore për zhvillimin e vendit, por edhe në funksion të objektivit tonë strategjik për integrimin në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane,” u shpreh Rama.

Veçanërisht, Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik u cilësua nga kryeministri si një strukturë me mision të veçantë, që lidhet drejtpërdrejt me profilin evropian të Shqipërisë në vitin 2030.

“Ky komision do të pranojë standardet e Kartës Themelore të të Drejtave të Bashkimit Evropian dhe do të trajtojë çështje si liria e shprehjes dhe informimi publik – elementë themelorë të demokracisë moderne,” tha Rama.

Artikulli paraprakRAMA SHPALL OGERTA MANASTIRLIUN KANDIDATE PËR BASHKINË E TIRANËS
Artikulli tjetërNIKO PELESHI KRYETARI I RI I KUVENDIT