Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Nikaj-Mërturi, një nga zonat e veçanta të Alpeve Shqiptare, duke vënë në fokus bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të këtij destinacioni.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka përshkruar Nikaj-Mërturin si një pasuri të Alpeve, ku mikpritja e banorëve dhe traditat lokale krijojnë një përvojë të veçantë për vizitorët.

Në këtë zonë është zhvilluar edhe projekti ALPS, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që synon forcimin e turizmit malor dhe promovimin e destinacioneve natyrore shqiptare.

Në kuadër të projektit, administratorë të bujtinave, hoteleve dhe guida turistike janë bërë bashkë për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit në zonë, si dhe për mënyrat e promovimit të saj në mënyrë të qëndrueshme.

Nikaj-Mërturi shihet si një nga zonat me potencial të lartë për turizmin e natyrës, falë peizazheve malore, traditave, mikpritjes dhe mundësive për aktivitete turistike gjatë gjithë vitit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKTHJELLIME DHE RRITJE TEMPERATURASH, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË MËRKURË
Artikulli tjetërPUKË, U KONFLIKTUAN PËR PRONËN, 3 TË ARRESTUAR, 2 PROCEDOHEN PENALISHT