Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga punimet që po bëhen për rrugën Shirokë-Zogaj.

Kreu i qeverisë shprehet se është një nga investimet që pritet të përfundojë këtë vit dhe ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Mirëmëngjes dhe me punën për rrugën Shirokë-Zogaj, një nga investimet strategjike infrastrukturore që përfundon këtë vit, e ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakVRANËSIRA E RESHJE SHIU, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërERËRA TË FUQISHME DERI NË 290 KM/H, CIKLONI ZELIA GODET AUSTRALINË