
Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër, si pjesë e programit Rilindja Urbane.Ai theksion se operacioni do të vijojë intensivisht për të çliriuar hapësira troturuarsesh në afërsi të rrugës dhe për të ndërtuar mjrdise komunitare cilësore, në funksion të synimit për tu integruar në BE deri në 2030.
Siç shihet nga pamjet për të vijuar me heqjen e bizneseve që kanë penguar hapësirat e dedikuara për këmbësorët është dashur ndërhyrja e fadromës në qytet. Aksioni për çlirimin e hapësirave publike ka vijuar pa ndërprerje në zona të ndryshme në Shkodër, por është shtrirë edhe në qytete të tjera.
“MIRËMËNGJES dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.






