
Rruga Shëngjin-Velipojë është kthyer tashmë një nga akset më panoramike të vendit, me potencial për zhvillimin e turizmit. Përmes rubrikës “Beautiful Albania”, Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje panoramike me perëndimin e diellit nga rruga e re, e cila lidh dy zonat bregdetare, Shëngjinin dhe Velipojën.







